Dalin pamjet kur policia futet në “Big Brother Vip Albania” dhe arreston Liam Osmanin

Liam Osmani, i njohur si Liam Mandiaro, u arrestua nga policia, nje ditë pasi u bë pjesëtar i “Big Brother Vip Albania”.

Në emisionin “Top Story” drejtuar nga Grida Duma, u publikuan pamjet ku shihet momenti kur Liam Osmani merret në pranga, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte futur në shtëpinë e madhe.

Kujtojmë që Osmani u ndalua pasi Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Në studio ishte i ftuar edhe Alket Shatro, zevëndësdrejtori për hetimin e krimeve të rënda.

Grida Duma shprehet se ky mund të jetë një “show”, pasi Liami shoqërohet nga pesë trupa policie.

Shatro thotë se normalisht për një person në kërkim, katër vetë është më se normale.

Duma më tutje shprehet: “Nuk ka dyshim që do të keni bashkëpunim. Duket sikur Big Brother iu zbuloi një të kërkuar që ju nuk e kapnit dot dhe ua dha aty, por a është ky rasti për të bërë këtë “show” për një njeri që njëherë thoni se ishte me rrezikshmëri të ulët, një herë thoni se nuk e kapi sistemi TIMS sepse ishte sistemi që nuk i çuam në Inerpol sepse nuk kishte rrezikshmëri të lartë.

Më pas analisti Arian Curri, shprehet që një punonjës i sistemit të reformuar të drejtësisë e ka identifikuar, pasi e ka parë disa ditë “Big Brother”, dhe thotë mos ndoshta është Liami ky, mbasi e ka parë disa herë, është konsultuar edhe me njerëz të tjerë, dhe kanë treguar se ai është Liami, por kishte ndryshuar në fytyrë. Operacioni është quajtur “gracka”, pasi Liami është futur në “Big Brother” dhe u zbulua.

Go to TOP