Daku: Do të doja ta mposhtnim Kroacinë

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka thënë se do të dëshironte ta mposhte Kroacinë. 

Duke folur për “Sport Elite” në RTK, futbollisti i Rubin Kazan ka thënë se mezi e pret takimin me kombëtaren tjetër ballkanase në Gjermani.

“Këta kundërshtarë janë shumë të vështirë, por besoj që do t kemi edhe ne mundësitë e tona. Unë do të doja ta mposhtim Kroacinë. Ndërsa shpresoj për barazime me Italinë e Spanjën. Mezi pres të takohemi me Kroacinë, sepse kam disa shokë atje pasi kam luajtur atje”, ka thënë ai.

“Shpresoj t’i kalojmë sa më mirë këto ndeshje që i kemi këto ditë dhe të mos kemi lëndime”.  

Go to TOP