Daçiq thotë se ka marrë një zotim nga Erdogan për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, në takimin e sotëm i ka premtuar se Ankaraja do t’i theksojë Kosovës se është e nevojshme të respektohen marrëveshjet e nënshkruara më parë.

Daçiq theksoi se nuk është realiste të pritet që Turqia të ndryshojë qëndrimin e saj për statusin e Kosovës, por se është e rëndësishme që Serbia të ruajë paqen dhe të shmangë incidentet, shkruan Tanjug.

“Erdogan në të gjitha bisedimet që do të ketë me Prishtinën, sikurse edhe të gjithë zyrtarët turq, do të theksojnë se është e nevojshme të respektohen të gjitha marrëveshjet, se duhet dialogu dhe ruajtja e paqes. Për ne mjafton që dikush të ushtrojë ndikim të tillë, në mënyrë që njerëzit në Prishtinë të mos gëzojnë mbështetje për pengimin e marrëveshjeve të paqes dhe të mos kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Daçiq.

Go to TOP