Kosova.info

Daçiç: Serbia s’e ka ndërmend t’i vë sanksione Rusisë

Serbia nuk e ka ndërmend t’i vë sanksione Rusisë, aq më pak Kinës.

Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.
Veprimi s’ka të bëjë me lidhjet kulturore, por është strategji e Serbisë.

“Pse t’i vëmë sanksione Rusisë, apo Kinës”, tha Daçiç, “duke elaboruar se me këtë veprim “humbim miq të vjetër dhe nuk bëjmë miq të rinj”.

“Do të ishte krejtësisht ndryshe nëse ne në Perëndim do të kishim mirëkuptim. Nëse: SHBA, Franca, Britania e Madhe si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit do të kenë parasysh interesat tona e nuk do ta shtyjnë Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe gjithçka tjetër”.

Duke folur në “Happy TV” në Serbi, mëngjesin e së hënës, Daçiç pohoi se nëse qytetarët e Serbisë do të konsideronin se Kosova është një “histori e humbur”, atëherë mund të ndiqet një politikë e re, por se kjo nuk është e mundur në këtë situatë dhe se qytetarët serbë e kanë me interes Kosovën, prandaj ata e marrin parasysh.

“Nuk do të ketë kthim (të serbëve në institucionet e Kosovës) derisa të ketë përparim sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kjo është një metodë e rezistencës së paarmatosur”, tha Daçiç.

Ai përsëriti se Serbia e ka të pamundur të pranojë plane të bazuara në pavarësinë e Kosovës, duke iu referuar propozimit franko-gjerman.

“E vetmja gjë që unë mendoj se është realiste është të pranosh situatën reale në terren ashtu siç është. Dhe kjo është të dish saktësisht se çfarë është serbe dhe çfarë është shqiptare. Përderisa nuk diskutohet një zgjidhje e tillë politike, çdo zgjidhje tjetër do të dështojë”, përfundoi ministri i jashtëm serb.

escort mersin - izmir escort