Crystal Palace fiton në Ukrainë, Rayo Vallecano mposht Strasbourg

Crystal Palace ka hedhur një hap të madh drejt finales së Conference League, pasi ka fituar 3:1 në udhëtim ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Skuadra angleze ka kaluar në epërsi pas vetëm njëzet e një sekondash lojë, kur Ismaila Sarr ka realizuar golin më të shpejtë në historinë e Conference League.

Ai ka përfituar nga asistimi i Jean-Philippe Mateta dhe ka shënuar për 1:0.

Në fillim të pjesës së dytë, vendasit e kanë barazuar me anë të Oleh Ocheretko, por Crystal Palace ka reaguar shpejt. Daichi Kamada e ka rikthyer epërsinë për mysafirët para se zëvendësuesi Jorgen Strand Larsen ta vuloste fitoren 3:1 në fund të takimit.

Në gjysmëfinalen tjetër, Rayo Vallecano ka fituar minimalisht 1:0 ndaj Strasbourg.

Golin e vetëm të ndeshjes e ka realizuar Alemao në minutën e pesëdhjetë e katërt, pas asistimit nga goditja e këndit të Isi Palazon.

Ndeshjet e kthimit pritet të vendosin finalistët e këtij edicioni të Conference League.

Go to TOP