Conte e admiron Chiesa-n, Napoli nis negociatat me italianin

Napoli raportohet se mund të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa.

Sulmuesi italian duket se ka vendosur të largohet nga Torino gjatë kësaj verë.

Sipas medieve italiane, Napoli tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit.

Trajneri i ‘napolitanëve’ Antonio Conte e admiron Chiesa-n të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

“Napoli është kthyer në Federico Chiesa. Në mëngjes ka pasur kontakte me agjentin Ramadani. Antonio Conte e dëshiron shumë futbollistin”, shkruajnë mediet italiane. 

Go to TOP