Çmimi i Kosovës në Biennale, Osmani: Mirënjohje e merituar

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka uruar ekipin e Kosovës në marrjen e ‘Çmimit Special si Prezantim Kombëtar’ në Biennale.

Përmes platformës “X”, presidentja Osmani ka uruar Doruntina Kastratin dhe ekipin e saj për ‘Çmimin Special si Prezantim Kombëtar, në Bienale të Venecias, duke e vlerësuar si njohje e merituar.

“Pavijoni i Republikës së Kosovës ishte elegant dhe i fuqishëm – një njohje me të vërtetë e merituar. Bravo!”, ka shkruar presidentja Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP