Çmenden serbët, ‘Kosova me bazë ushtarake në veri, turqit po i trajnojnë në përdorimin e dronëve Bayraktar’

Në Serbi vazhdon propaganda deklarative kundër Kosovës.

I ‘përhershmi’ Milovan Drecun, që është edhe kryetar i të ashquajturit Komision Parlamentar për Kosovën ka thënë se “Kosova po përgatitet ta hapë bazën e pestë ushtarake në veri të Kosovës”.
Në një intervistë për TV Pink, ai tha se njësitet policore speciale ROSU e kanë shfrytëzuar situatën me tabelat për ta shtuar prezencën e tyre në veri dhe tani janë afër ta ngrisin një bazë të përhershme aty.

Sipas Drecun, numri i forcave ushtarake e policore është rritur dukshëm në Kosovë, prej të cilëve rreth 2 mijë kanë kryer trajnime jashtë Kosovës.

Sipas tij, forcat ushtarake turke pothuajse janë duke i trajnuar shqiptarët në përdorimin e dronëve “Bayraktar”.

Go to TOP