Çka po zihet pas kthimit të deputetëve të Listës Serbe?
Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi 10 deputetët e mëhershëm dhanë dorëheqje nga pozita e deputetit, javë më parë.
Kështu në radhë ishin nëntë deputetë të Listës Serbe dhe një deputet i partisë GI SPO.
Ani pse, para disa ditë ishin vet përfaqësuesit e Listës Serbe që thanë se kthimi i tyre në institucionet kosovare do të bëhen ‘atëherë kur do të themelohet Asociacioni’ – shkruan Syri Kosova.
Duke parë situatën e acaruar në katër komunat veriore të Kosovës, Brukseli u angazhua që të gjejë një zgjedhje që të mos ketë eskalim të situatës.
Pikërisht të martën e 15 nëntorit, Besnik Bisilimi si kryenegociator nga Kosova dhe Petar Petkoviq si homolog nga Serbia, si duket paskan ‘arritur’ edhe marrëveshje.
Raportimeve se në këtë takim, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë kanë rënë dakord në Bruksel për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve nëpër institucione, të cilët në mënyrë demonstrative, ditë më parë u larguan nga aty për shkak të “zhgënjimit” ndaj Prishtinës zyrtare, po del të jetë i saktë.
Po ashtu, sipas zërave që po qarkullojnë në media, palët janë pajtuar që Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe të krijohet brenda kornizave që parasheh plani franko-gjerman, i cili sipas shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka veç dy faqe.
Mes tjerash, në ujdinë e arritur thuhet që Serbia nuk do t’i pengojë zgjedhjet në veri, por përfaqësuesit e serbëve në këtë zonë do të marrin pjesë në to, pavarësisht se kanë deklaruar të martën se nuk do të ndodhë kjo.
Mirëpo, para pak minutash Lista serbe ka dalë me një njoftim duke tentuar të arsyetojnë rikthimin e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tyre deputetët e rinj nga kjo parti morën mandatin dhe u betuan në Kuvendin e Kosovës se do ta mbrojnë Kushtetutën, kufijtë ekzistuese dhe sovranitetin e Kosovës, Lista Serbe paraqitet me edhe një postim demagogjik në Facebook, ku pretendojnë se Lista Serbe “i ka mbajtur mandatet e tyre në duart e sigurta dhe se kanë penguar synimin e Kurtit dhe Rada Trajkoviqit në shfuqizimin e komunave serbe, heqjen e gjuhës serbe” etj.
