Çka janë 40 ekstraterritoret për kishën ortodokse serbe?

Shkruan: Halil GECI

Krijimi i ekstraterritoreve për 40 kishat ortodokse paraqesin një rrezik të madh për integritetin dhe stabilitetin e Kosovës si shtet të pavarur, dhe është po aq i rrezikshëm sa edhe Zajednica me kompetenca ekzekutive.

Një nga çështjet më problematike dhe të dëmshme për Kosovën është kërkesa për status special për manastiret serbe në Kosovë, duke përfshirë krijimin e 40 ekstraterritoreve për Kishën Ortodokse Serbe. Ky propozim nënkupton se manastiret serbe, si ai i Deçanit, Graçanicës dhe të tjerë, do të kenë një status të veçantë që do të i japë mundësi Serbisë të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në këto zona, ndërsa shteti i Kosovës nuk do të ketë kontroll të plotë mbi to.

Ky projekt i diskutuar gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian përfshin gjithashtu tokë të konsiderueshme përreth këtyre manastireve, duke krijuar mundësinë që ato të funksionojnë si enklava të izoluara nga legjislacioni kosovar. Ky propozim është mbështetur nga disa shtete të Bashkimit Evropian, si Franca dhe Gjermania, dhe ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me integritetin e Kosovës.

Rreziku i 40 eksterteritorëve nga Kisha Ortodokse Serbe:

Krijimi i këtyre “ekstraterritoreve” është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Nëse ky projekt realizohet, KËTO ZONA MUND TË FUNKSIONOJNË SI “SHTETE TË VOGLA” BRENDA KOSOVËS, pa asnjë lloj kontrolli të institucioneve kosovare.

Ky hap është një shkelje e qartë e Kushtetutës së Kosovës dhe rrezikon të krijojë një situatë të destabilizuar, që do të kishte pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Krijimi i Zajednicës dhe dhënia e statusit special për Kishën Ortodokse Serbe paraqesin një rrezik të madh për integritetin dhe stabilitetin e Kosovës si shtet të pavarur. Edhe pse mund të paraqiten si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, këto propozime janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës dhe mund të çojnë në një destabilizim të thellë të shtetit dhe rajonit.

Ky projekt mund të shndërrohet në një kërcënim serioz për integritetin dhe stabilitetin e Kosovës, duke krijuar një strukturë të dytë pas zajednices që mund të përdoret për të manipuluar proceset vendimmarrëse, duke e dëmtuar përfundimisht funksionimin e shtetit të Kosovës.


Go to TOP