Çka do të ndodhë sot në Kosovë, këto janë ngjarjet e paralajmëruara

Ngjarjet e datës 23 gusht 2023.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael organizon ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” në Parkun e Qytetit në Prishtinë, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën unike që bënë shqiptarët e Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit (10:00)

Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të koordinimit të aktiviteteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), man takimin e radhës të Kolegjiumit për Arsim në diskutimin e temave dhe çështjeve të adresuara nga autoritetet lokale, në kuadër të veprimtarisë së Kolegjiumit për fushën e arsimit komunal ( 11:00)

Shfaqet për media filmi i gjatë i regjisorit Erblin Nushi “I love you more”, merr pjesë drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri (shfaqja e filmit, ora 13:00,  konferenca – 15:00)

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael organizon “Seminar për shpëtimin e hebrenjve te shqiptarët e Kosovës gjatë Holokaustit”, ora, 16:00)

Go to TOP