Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2023.

Mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen e Pjetër Shalës. (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në ora 09:30)

Shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës”, organizon “Ditët e Mjedrës”, me ç’rast prezantohen zhvillimet më të fundit në sektorin e mjedrës në Kosovë. (Kompania “EuroFruti”, Mramor, Prishtinë, ora 10:00)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon pritje zyrtare për nderë të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, në të cilën do të jenë prezentë gazetarët ukrainas të cilët përmes projektit “Journalists in Residence Kosovo”. (Objekti i MPJD-së, në ora 11:00)

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, viziton komunën e Istogut (Komuna e Istogut, në ora 11:00)

Go to TOP