Çka do të ndodh sot në Kosovë?
Ngjarjet e datës 15 nëntor 2022.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Komisionit të Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të SHBA-së. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 09:20)
Organizata “Islamic Relief Kosova” bën shpërndarjen e granteve në kuadër të projektit të edukimit dhe ndërmarrësisë (Ora, 10:00)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, si dhe Mimika Dobroshi nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie, ku do të flasin për rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional (për thirrjen e vitit 2022), si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian. (MAShT, ora 10:00)
Instituti Riinvest mban diskutimin me temën “Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e energjisë: Si të përfitohet më shumë nga komplementariteti?” në kuadër të serisë së debateve “Green Talks”. (Zyrat e Institutit “Riinvest”, Prishtinë, ora 10:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)
Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) mbajnë tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme. Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 10:00)
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, viziton Gjimnazin “Sami Frashëri” dhe shkollën e mese teknike “Ahmet Gashi”. (Gjimnazi “Sami Frashëri” / Shkolla “Ahmet Gashi”, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me auditorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, N10, ora 11:00)
Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raporton ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e MAShTI-t. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Planin vVetor të Auditimit për sezonin 2022-23. E ftuar është Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)
Bëhet promovimi i librit të autores Dr. Anna Kohen “Lulja e Vlorës”. Autorja është hebreje e lindur në Vlorë, e cila me vonë shpërngulet në SHBA. Familja e saj ishte shpëtuar nga familje shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00)
Kombëtarja e Kosovës dhe e Armenisë zhvillojnë këto aktivitete para ndeshjes( Ora 16:00 – 18:00)
Kuvendi i Sociologjisë dhe Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” organizojnë diskutim publik me studiuesen Nathalie Clayer dhe me botuesin e saj në gjuhën shqipe, shkrimtarin e publicistin, Fatos Lubonja. (Fakulteti Filozofik i UP-së, ora 17:30)

