Kosova.info

Çka dihet për krimin në QKUK: Vrasja e gruas që s’arriti të bëhej nënë, burri që ia mori jetën ende i lirë

Një krim makabër ka ndodhur dje para Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti, Sokol Halili. Viktima ishte në javën e fundit të pritjes së ëmbël e cila u kthye në tragjedi. Burri me të cilin ishte në proces divorci ia mori jetën gruas dhe fëmijës dhe më pas ka ikur nga vendi i krimit.

Por çfarë dihet deri më tani për këtë rast të tmerrshëm?
Ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 18:00, teksa i dyshuari dhe viktima ndodheshin para klinikës, ku fillimisht kishin pasur një zënkë. Mosmarrëveshja mes tyre eskaloi, kur i dyshuari nxori armën dhe dyshohet se e qëlloi me një plumb, duke e lënë të vdekur në vend. Prej aty, ai ka ikur me veturën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC.

Policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe e ka konfirmuar rastin tragjik.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se kanë pranuar informacionin për vrasjen rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, ka thënë ajo.
Pasi Policia e ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë, teksa trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga Mjekësia Ligjore.

Ndërkohë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas kësaj ngjarje të rëndë, duke thënë se kanë nisur hetimet.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gruaja që u vra sonte në oborrin e QKUK-së ishte nën trajtim të autoriteteve pasi në këtë rast ishte lëshuar një urdhër për mbrojtje.

Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse. Bala, tha se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë.

Familja Magashi e tronditur

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe familjët e të ndjerës, të cilët në gjendje të rëndë emocionale, i kanë thënë disa fjalë para mediave. Motra e viktimës, ka thënë se e ndjera dhe burri i saj kanë pasur probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi. Sipas saj, viktima është ndarë me të me ndihmën e Policisë.

Prokuroria është duke u merr me rastin.

escort mersin - izmir escort