City pranë transferimit të mbrojtësit të Wolves

Manchester City po përgatitet të bëjë një ofertë për mbrojtësin e Wolves, Rayan Ait Nouri, tani që është hapur zyrtarisht afati kalimtar veror.

Sipas ekspertit të transferimeve, David Ornstein, një marrëveshje mes dy klubeve është shumë e mundshme, ndërsa Ait Nouri konsiderohet si objektivi kryesor i trajnerit Pep Guardiola për këtë verë.

Edhe pse mesfushori i ri Nico O’Reilly pati paraqitje të mira në atë pozitë gjatë muajve të fundit të sezonit, Guardiola synon ta përforcojë repartin mbrojtës me futbollistin algjerian, i cili ka përvojë të konsiderueshme dhe mund të ndihmojë ekipin në garën për titullin e Premier League.

Ait Nouri ka zhvilluar 157 ndeshje me Wolves që nga ardhja e tij në klubin nga Midlands, ndërsa këtë sezon ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime, kontribut ky që ndihmoi skuadrën të shmangte rënien nga liga në javët e fundit të kampionatit.


Go to TOP