City mposht Lutonin, Haaland shënon katër gola

Manchester City është në çerekfinale të Kupës FA për të gjashtin vit radhazi pas fitores 6-2 ndaj Luton. 

Skuadra e Pep Guardiola ka zgjatur ecurinë e fitoreve në FA Cup në nëntë ndeshje. Manchester Cityt iu deshën vetëm tre minuta për të hapur rezultatin kundër “Hatters” pasi paraprakisht ka ndodhur një kombinim De Bruyne – Haaland, çka ky i fundit ka realizuar. I njëjti kombinim e ka parë Cityn të dyfishonte epërsinë në minutën e 18-të. Pastaj sërish Haaland ka shfrytëzuar një asistim nga De Bruyne për ta përfunduar “hat-trickun e tij”.

Jordan Clark ka realizuar për t’i dhënë Lutonit pak shpresë. I njëjti futbollist ka ngushtuar rezultatin, por prapë ka dalur në skenë dyshja De Bruyne – Haaland, me këtë të fundit që e ka shënuar edhe golin e katërt. Menjëherë pas tij norvegjezi ka realizuar edhe golin e pestë.

Golin e fundit për City e ka shënuar Kovacic.

Go to TOP