City fiton dhe mban hapin me Arsenal

Manchester City ka fituar një ndeshje të vështirë kundër Nottingham Forest, e cila është në rrezik të rënies nga kategoria.

Ndeshja e cila është zhvilluar në “City Ground, Nottingham” dhe e cila ishte pjesë e Javës së tridhjetë e pestë në Premier League ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të Manchester City. 

Gvardiol ka shënuar për Cityn në minutën e 32-të, ndërsa Haaland në minutën e 71-të.

Kjo fitore mund të konsiderohet si një dhuratë për trajnerin Pep Guardiola, pasi kjo ishte ndeshja e tij e 300-të si trajner në Premier League.

Pas kësaj fitore, Manchester City gjendet në vendin e dytë me shtatëdhjetë e nëntë me pikë, një pikë më pak se Arsenal në vendin e parë, por edhe me një ndeshje më pak luajtur.

Go to TOP