City e fiton derbin e Manchester

Manchester City ka arritur ndaj Manchester United në një ndeshje të zhvilluar në “Etihad Stadium”.

Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 3-1 për vendasit dhe ka qenë pjesë e javës së 27-të në Ligën Premier.

Në fillim të ndeshjes, United ka kaluar në epërsi me golin e Rashford në minutën e tetë, por ky ishte gjithashtu goli i vetëm për United.

Pjesa e dytë i ka takuar tërësisht Manchester City, që ka shënuar tre gola dhe ka fituar ndeshjen. Foden (në minutat 56 dhe 80) dhe Haaland (në minutën 90+1) ishin autorë të golave për skuadrën e Pep Guardiola. 

Liverpooli vazhdon të kryesojë renditjen tabelare në Premier League, City gjendet në vendin e dytë, ndërsa United në vendin e gjashtë.

Go to TOP