Çitaku: Heqja e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale, çfarë debakli politik për Qeverinë Kurti
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vendimin për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale.
Në Facebook, ajo ka thënë se sjelljet jo të mira të ekzekutivit e sollën vendin deri në këtë pikë.
“Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga BE”.
“Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti. Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse”, ka thënë Çitaku.
