Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Mefail Shkodrës, i dyshuar për vrasje të rëndë
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për lokalizimin dhe arrestimin e Mefail Shkodrës, banues në Gjilan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion mbi vendndodhjen e të dyshuarit, të lajmërojnë menjëherë stacionin më të afërt policor, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, të dërgojnë email në adresën [email protected] ose të kontaktojnë në numrat kujdestarë 192 dhe 038 508 07001.
Policia garanton se të gjitha të dhënat e ofruara nga qytetarët do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Kosova.info/
