Çitaku: Degradim, nga bisedimet për njohje reciproke po flasim me urgjencë për targa

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me zhvillimet politike të fundit në vend.
Në një postim në Facebook, Çitaku është shprehur se ka degraduar procesi i dialogut.
“Degradim total i procesit: Nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjence për targa. Sukses se jo mahi.”, ka shkruar Çitaku.

Kujtojmë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është propozuar dje nga BE që të ndalohet shqiptimi i gjobave, ndërsa Serbia të mos lëshojë më targa “KM”.

Pas shumë zhvillimeve, Kurti mbrëmë ka pranuar kërkesën e SHBA-ve dhe ka shtyrë për 48 orë fillimin e fazës së gjobitjes.

Go to TOP