Cirroza hepatite, qasje e shkurtë
Cirroza e mëlçisë paraqet njërën nga sëmundjet më serioze e cila prek këtë organ dhe karakterizohet me ndryshimin e strukturës dhe funksioneve të mëlçisë.
Qelizat normale zëvendësohen nga inde cikatrizues. Veç tyre paraqiten edhe nyje regjeneruese të qelizave hepatike të cilat nuk funksionojnë mirë. Këto ndryshime në strukturën normale të mëlçisë përcillen me pasoja në qarkullimin e gjakut në brendësi të mëlçisë.
Cirrozën hepatite shkaktohet nga faktorë dhe gjendje të ndryshme shëndetësore, mirëpo pasojat në të shumtën e rasteve janë të ngjashme. Si shkaktarë kryesorë në studimet më të reja konsiderohen hepatitet kronike. Këtu duhet përmendur se një formë e veçantë e cirrozës është ajo biliare, ku ndryshimet ndodhin në rrugët biliare intrahepatike.
Një tjetër formë e cirrozës që ka një shakatar të veçantë, është cirroza alkoolike, e cila është si pasojë e konsumimit kronik të alkoolit. Në rastet të rralla shkaktarë mund të jenë ndryshimet e lindura të metabolizmit të hekurit, etj. Pamjaftueshmëria e gjatë e zemrës apo dëmtimet e rrugëve biliare mund të ndikojë në shfaqjen e formave të cirrozës, që mbajnë emrat përkatës.
Komplikimet te cirroza e mëlçisë janë të karakterit të rëndë. Së pari vjen deri të insuficienca e qelizave të mëlçisë duke zvogëluar kështu funksionet e këtyre qelizave. Po ashtu shfaqet hipertensionit portal që është rritja e presionit në venën porta që pasohet me shfaqjen e variceve të ezofagut, stomakut dhe gastropatisë hipertensive. Pastaj ndodhin çrregullime hemodinamike me takikardi dhe hipotension arterial, asit (i cili vjen si pasojë e hipertensionit arterial), hemoragji digjestive që mund të vijë nga çarja e variçeve të ezofagut dhe nga ulcera gastrike ose duodenale. Po ashtu mund të sjellë encefalopati hepatike që karakterizohet nga stade të ndryshme të çrregullimeve neurologjike.
Diagnostikimi te cirroza shpesh vendoset rastësisht duke vlerësuar analizat laboratorike ose nëse shfaqet ndonjë komplikim, pasi që zakonisht si simptomë i vetëm te kjo sëmundje paraqitet vetëm lodhja, shkruan Telegrafi. Megjithatë shfaqja e simptomave ka edhe një karakteristikë individuale, pasi disa sosh paraqitet humbje oreksi, ikter, skuqje në nivel të pëllëmbëve të duarve, zmadhim të paratiroides, etj. Në disa raste mund të shfaqet vjellja e gjakut si rezultat i çarjes së variceve të ezofagut apo lukthit, etj.
Te analizat laboratorike vihet re një rritje e enzimave hepatike (transaminazat, fosfataza alkaline, gammaglutamiltransferasa). Gastroskopia mund të tregojë praninë e variceve të ezofagut, por në të shumtën e rasteve ato paraqiten vonë. Në disa raste një biopsi e vetme mund ta vendosë diagnozën e cirrozës, me ç’rast mund të vërehet fibroza e avancuar dhe regjenerimi i nodujve.
Mjekimi i cirrozës hepatike në të shumtën e rasteve është simptomatik, por mund të bllokojë apo të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes, sidomos nëse dihet shkaktari. Duke pasur parasysh se njëri nga shkaktarët e cirrozës është alkooli, kusht në të gjitha rastet me cirrozë është eliminimi kategorik i konsumimit të alkoolit alkooli.
Terapia antivirale mund të përdoret kur shkaktar të sëmundjes janë viruset, si në rastin e hepatitit kronik B apo në hepatitin kronik C. Në këtë të fundit terapia mund të ul inflamacionin, fibrozën dhe të zvogëlojë mundësin ë e zhvillim të një tumori në mëlçi i cili mund të jetë pasojë e cirrozës hepatite