Cilat janë të arriturat dhe sfidat në dialogun Kosovë-Serbi? Podkast me Miroslav Lajçak
Burimi: Allternativna
Në episodin 6 të Kosovo Dispatch, nikoqiri Visar Xhambazi gjurmon arritjet dhe sfidat e dialogut Kosovë-Serbi me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak, i cili ka udhëhequr procesin e negociatave që nga prilli 2020.
Pavarësisht suksesit të Lajçakut në sigurimin e një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mars 2023, zbatimi ka hasur në pengesa thelbësore, duke sjellur në pikëpyetje të ardhmen e procesit të dialogut.
Publikuar me: 25/06/2024
