Christopher Doran dhe Lene Osmani fitues të turneut të seniorëve për ditën e flamurit

Në ShMU ”Tefik Çanga” në Ferizaj u organizua turneu i seniorëve për Ditën e Flamurit. Morën pjesë afër 100 pingpongistë nga Kosova.

Garat u zhvilluan vetëm në eliminim nga ora 10 deri në 17, ku të pranishmit patën mundësinë që të shohin shumë ndeshje interesante e po ashtu edhe befasi.

Në kategorinë e femrave në gjysmë finalen e parë Linda Zeqiri fitoi me 3:1 ndaj Shega Hashanit, në gjysmë finalen e dytë Lene Osmani, që në të 16-ën e finales kishte befesasuar Alma Mehmetin fitoi ndaj, talentës nga Prizreni, Taibe Ruli po ashtu me 3:1. Në finale Linda konsiderohej favorite, mirëpo edhe ajo u befasua nga loja e mirë e Lenës e cila fitoi titullin e parë të seniorëve me rezultat të ngushtë 3:2.

Në kategorinë e meshkujve kishte numër më të madh të lojtarëve dhe ndeshjeve, megjithatë favoritë nuk lejuan befasi, në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoi me lehtësi ndaj Blendi Hajdarit me rezultat 3:0, ngjashëm edhe Christopher Doran që fitoj ndaj Fatih Karabaxhakut.

Në finale kësaj radhe u takuan Christopher Doran dhe Kreshnik Mahmuti, ndeshje në fillim ishte e barabartë, Christopheri fitoi senin e parë, ndërsa Kreshniku të dytin, duke e bërë ndeshje mjaft të barabartë, por pastaj Christopheri fitoi setin e tretë dhe të katërt dhe titullin e pestë me radhë.

Fppk falënderon “Plus Market Prodhimet Vendore” për kontributin në organizimin e turneut të Ditës së Flamurit. 

Aktivitetet e Ardhshme

Në javën e ardhshme është paraparë organizimi i Ligës Kombëtare. /Kosova.info/

Go to TOP