Chelsea shumë serioz për transferimin e Lionel Messit

Pas Al-Hilal dhe Barcelonës, interesim për të sjellë yllin e PSG-së, Lionel Messi, ka shfaqur edhe Chelsea, shkruan Talksport.

Argjentinasi do të largohet nga PSG muajin e ardhshëm kur do t’i skadojë kontrata dhe thashethemet për rikthimin e tij në Barcelonë kanë kohë që vazhdojnë.

Dëshira për rikthimin e tij u shpreh hapur nga presidenti Joan Laporta dhe trajneri Xavi Hernandez, por pyetja është nëse katalanasit mund ta përballojnë rikthimin e tij.

Ndryshe nga Barcelona, Al-Hilal dhe Chelsea nën pronarin e amerikanit, Todd Boehly, nuk kanë probleme financiare dhe mund të përballojnë t’i ofrojnë Messit një pagë astronomike.

Boehly thuhet se është i interesuar për të sjellë argjentinasin dhe beson se ardhja e tij do të niste një rikthim në krye pas një sezoni të dobët.

Dy ndeshje para përfundimit të sezonit, blutë janë vetëm në vendin e 12-të në Ligën Premier me 43 pikë, pra 15 më pak se Aston Villa, që mban pozitën që të çon në Ligën e Konferencës, shkruan TalkSport.

Është e sigurt se na pret një verë e nxehtë në të cilën do të mësojmë se në cilin klub do të vazhdojë karrierën lojtari më i mirë i Botërorit të fundit të luajtur në Katar.

Go to TOP