Chelsea pëson nga Brighton

Brighton & Hove Albion ka arritur një të madhe kundër Chelsea në xhiron e njëzet e pestë të Premier League, duke fituar me rezultat 3-0 në “Amex Stadium”.

Chelsea e ka nisur ndeshjen me shërdorime të rasteve ga ana e Cole Palmer, ndërsa Noni Madueke është detyruar të largohet nga fusha i lënduar pas vetëm njëzet e një minutash lojë. Brighton ka shfrytëzuar momentin dhe ka kaluar në epërsi falë një supergoli të Kaoru Mitomas. 

Për londinezët zhgënjimi ka vazhduar, pasi goli me kokë i Enzo Fernández është anuluar për një faull ndaj Veltman, ndërkohë që Brighton ka shënuar edhe golin e dytë. Pas një ndërhyrje të Filip Jorgensen për të shmangur një autogol nga Levi Colwill, topi ka përfunduar te Danny Welbeck, i cili ka asistuar për Yankuba Minteh. Sulmuesi ka kaluar me lehtësi Marc Cucurella dhe ka shënuar me qetësi.

Në pjesën e dytë, Minteh ka realizuar edhe golin e tretë për Brighton, duke vulosur fitoren.

Pas këtij rezultati, Chelsea gjendet në vendin e katërt në renditje, ndërsa Brighton në pozitën e tetë në një Premier League të kryesuar nga Liverpool.


Go to TOP