Chelsea kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube
Chelsea u kualifikua sot në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti skuadrën portugeze Benfica me rezultat katër me një në kohën shtesë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin Bank of America në Charlotte, Karolina e Veriut. Chelsea kaloi në epërsi me golin e Reece James në minutën gjashtëdhjetekatër.
Ndeshja u ndërpre në minutën e tetëdhjetepesë për shkak të një stuhie me rrufe, por rifilloi dy orë më vonë.
Benfica barazoi me golin nga Angel Di Maria nga penalltia në minutën e pestë të kohës shtesë , dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Gianluca Prestianni nga skuadra portugeze u përjashtua pasi mori një karton të kuq në minutën e dytë të kohës shtesë.
Të kaltrit i shtuan sulmet e tyre pasi Benfica mbeti me dhjetë lojtarë dhe arritën ta fitonin ndeshjen katër me një me golat e shënuar nga Christopher Nkunku në minutën njëqindetetë, Pedro Neto njëqindekatërmbëdhjetë dhe Kiernan Dewsbury-Hall në minutën njëqindeshtatëmbëdhjetë.
Chelsea do të përballet me ekipin brazilian Palmeiras në çerekfinale.
