Challandes: Ishim duke u ringritur

Përzgjedhësi i kombëtares në largim, Bernard Challandes, në konferencën e njoftimin për shkarkim, tha se ekipi po përmirësonte performancën.

“Pata ndjenjën se po ringriheshim, ani se humbëm nga Gjeorgjia”, tha Challandes.

Tutje, Challandes qortoi gazetarët me ton të lartë, pasi sipas tij, ata fokusoheshin vetëm në rezultate, njofton Klankosova.tv.

“Trajneri i kombëtares më të fortë në botë, ai i Spanjës, pas ndeshjes tha se u lehtësua nga fitorja dhe se ishte ndeshje e vështirë ajo me Kosovën, por ju ‘rezultati, rezultati’”.

“Unë thoja shihni performancën, ju prap ‘rezultati, rezultati’”

Go to TOP