Çfarë tha Borrell në debatin për situatën në Ukrainë në Parlamentin Evropian?

Në një debat mbi marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, sigurinë evropiane dhe kërcënimin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, eurodeputetët kërkuan një përgjigje të përbashkët dhe shprehën mbështetje për Ukrainën.

“Në përgatitjen e përgjigjes sonë të përbashkët, vullneti për të negociuar duhet gjithashtu të dijë të dëgjojë Moskën, pasi Rusia gjithashtu ka shqetësime sigurie që duhet të merren parasysh.”

Kështu është deklaruar Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian.

“Në të njëjtën kohë, duhet të përsosim më tej mjetet tona parandaluese, siç janë sanksionet, të cilat janë të rëndësishme në negociatat për të gjetur një zgjidhje diplomatike për këtë krizë. Më e rënda që nga Lufta e Ftohtë”, u shpreh Borrell.

“Ajo që ndodh në Ukrainë do të shënojë të ardhmen e njerëzimit. Nëse vendoset ligji i më të fortit, atëherë do të bëjmë hapa prapa në histori”.

“Hapi i madh përpara për Evropën ishte heqja dorë nga lufta”.

Në mëngjesin e së mërkurës, eurodeputetët vlerësuan zhvillimet e fundit në lidhje me kërcënimet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës në një debat plenar me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell.

Go to TOP