Çfarë Orientimi Socio-Ekonomik ka pasur Profeti Muhamed?

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Pasiqë po diskutohen tema rreth religjionit në Kosovë javët e fundit, po i ndajë disa përshtypje nga jeta e profetit mysliman Muhamed. Kjo është një qasje e ndryshme, fokusohet në aspektet sociale dhe ekonomike dhe si po punonte si tregtar dhe si po ndihmonte ata më të dobëtit, më ne nevojë.

Më shumë këtu fokusohemi te jeta e tij e hershme, para predikimeve dhe pjesës së religjionit. Bazuar në veprimtaritë dhe jetën e tij, rrethanat sociale të kohës, mund të spekulojmë se cilat mund të kenë qenë orientimet e tija socio-ekonomike.

Po i ndajë në vazhdim disa përshtypjet rreth jetës së Profetit Muhamed kryesisht nga libri i shkrimtares Karen Armstrong. Nuk janë gjithëpërfshirës dhe janë jashtë religjionit kryesisht. Zonja Armstrong ka një qasje pozitive dhe të paanshme. Përndryshe, ashtu si përshkruhet, jeta e profetit ka qenë shumë e vështirë, sidomos në fëmijëri dhe rini.

Muhamedit i vdiq babai, derisa nëna e saj ishte shtatzënë me të, nuk e pa babanë asnjëherë. Pastaj edhe nëna i vdiq kur ishte 6 vjet vetëm. U rrit si jetim! Filloj të jetoj me gjyshin e tij i cili gjithashtu vdiq kur i kishte 8 vjet vetëm. Pastaj u zhvendos te disa kushëri apo daja.

Çka është me rëndësi nga libri, Muhamed ishte një tregtar i mirë dhe i shkathtë. Në atë kohë, në Arabia gjendej gjeografikisht afër Biznatit dhe Persisë, të cilat edhe bënin luftëra. Gjendja ishte e vështirë. Fiset e ndryshme arabe luftonin me njëra tjetrën për resurse.

Muhamedi më vonë u dashurua në një vajzë, por babai i vajzës i tha që nuk mund të ja japë vajzën se ky nuk mund të mbajë familje. Megjithatë, gjatë jetesës dhe punës me kushërinjtë e tij, ai mësoi nga ta, sidomos biznesin dhe tregtinë dhe disa sporte luftarake mbrojtëse.

Roli i Mekës po forcohej në tregti. Qabja u bë një vend i rëndësishëm ku edhe u krijua një zonë e sigurt tregtare (e të sigurtë nga sulmet dhe bandat). Derisa Muhamedi punonte në tregti (si një lloj shpediteri i mallrave me deve?) ai takoj një grua biznemene me të cilën u martua. Pati fëmijë me të dhe jetoj gjatë. Pastaj ajo vdiq, gjithashtu.

Çka më bënë përshtypje gjithashtu është fakti që përderisa profeti po merrej me tregti, sikurse shumica e njerëzve tjerë në atë kohë, ai mund të ketë qenë më shumë i orientuar në politika të djathta ekonomike.

Pastaj, më vonë, gjatë aktiviteteve me religjion, ai angazhohej shumë rreth ndihmës për jetimët, gratë e pambrojtura dhe të moshuarit. Ndoshta këto politika ishin më shumë të majta me standarde moderne.

Më vonë, ai pasiqë që shkon të meditoj në një shpellë të malit Hira, ai fillon komunikimin me zotin (Allah si quhet në fenë Islame). Më vonë, vazhdon t’i transmetojë te një grup i vogël predikimet e tija. Me siguri që kishte shumë vështirësi të fitojë besimin në vitet e para në Mekë. Thuhet që profeti nuk ka ditur as shkrim e as lexim, por ka pasur një eksperiencë të madhe jetësore. Ndërsa porositë që ai kishte pranuar nga zoti më vonë i shkruan bashkëpunëtorët e tij.

Kështu, Profeti Muhamed kishte një jetë dhe eksperiencë që përfshijnë nga tregtia e deri te ndihma për të dobëtit. Drejtësia sociale duket të ketë qenë një preokupim i tij jetësor, kjo me siguri për shkak të jetës së tij, sidomos fëmijërisë, i rritur si jetim.

Në aspektin ekonomik, edhe pse qasje e çuditshme, Profeti Muhamed mund të jetë osciluar midis kapitalizmit sa merrej me biznes dhe tregti e deri te solidariteti shoqëror dhe ndihma për të tjerët. Me siguri që pjesa tjerët e jetës së tij ka të bëjë me shpërndarjen e religjionit.

Go to TOP