Çfarë janë balonat spiune dhe pse janë të rëndësishme?

Në kohën e satelitëve orbital të cilët janë tejet të avancuar, një balonë spiune do të dukej një objekt i vjetër.

Këto balona spiune ishin një mjet që u përdor gjatë Luftës së Ftohtë, madje përdorimi i parë i tyre ishte në Luftërat Napoleoike pothuajse 200 vjet më parë, raporton Sky News.

Kurse kujtojmë se sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkatërruan një balonë spiune kineze që po fluturonte në qiellin e tyre.

Por, çfarë realisht janë këto balona?

Këto balona janë të mbushura me gas, zakonisht me helium dhe të cilave iu bashkëngjitet një kamerë spiune me rreze të gjatë veprimi.

Ato mund të fluturojnë në lartësi mes 18 mijë metra deri në 45 mijë, mbi zonën e fluturimit të avionëve, në të ashtuquajturën “zonë afër hapësirës”.

Këto balona mund të fluturojnë në ajër duke përdorur rryma të ndryshme ajërore.

Por, pse po përdoren edhe në kohën e satelitëve të avancuar?

Referuar profesorit dhe analistit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Michael Clarke, përparësia më e madhe e këtyre balonave kundrejt satelitëve është se ato mund ta studiojnë zonën për kohë më të gjatë.

“Përparësia është se ato mund të qëndrojnë në një vend për kohë më të gjatë, sepse Toka rrotullohet dhe një sateliti që qëndron mbi Ekuador i duhen edhe tre apo pesë satelitë të tjerë që të monitorojnë të njëjtën pikë. Po ashtu këto balona janë më të lira dhe më lehtë mund të aktivizohen sesa një satelit”, tha ndër të tjera profesori Clarke.

A do të vazhdojnë të përdoren këto balona në të ardhmen?

“Shumë”, kështu u shpreh profesori Clarke për Sky News.

Pavarësisht përdorimit të satelitëve e teknologjisë, vendet përfshirë edhe Britaninë e Madhe do të fokusohen që të zhvillojë përdorimin e këtyre mjeteve ajërore përmbi atmosferë.

Go to TOP