Ceremonia e ndërrimit të komandës në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, Kosovafilm.


Prishtine, 08.10.2022

Ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVI dhe KFOR XXVII do të mbahet më 10 tetor 2022, në ora 10:00 (ora lokale), në Shtabin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovafilm, në Prishtinë.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. MUNSCH, do të kryesojë ngjarjen.

Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc KAJÁRI, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele RISTUCCIA.

Go to TOP