Çerekfinalet si sukses për kosovarët

Prej 5-9 Qershor, në Albena të Bullgarisë është mbajtur Kampionati Ballkanik për grup-moshat U13, U15 dhe U21.

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë pjesë në këtë garë me të gjitha kategoritë. Renditja në mesin e tetë më të mirave ka qenë arritja më e lartë e ekipeve tona përfaqësuese U13 për femra dhe meshkuj, si dhe një çifti të përzier.

Renditja finale – U13-vajzat     U13 Djem

1MOLDOVA
2ROMANIA
3TURKEY
4BiH
5SERBIA
6BULGARIA
7GREECE
8KOSOVO
9ALBANIA
10MOLDOVA
1ROMANIA
2TURKEY
3BULGARIA
4GREECE
5MOLDOVA
6BIH
7KOSOVO
8ALBANIA
9SERBIA
10MONTENEGRO
11NORTH MACEDONIA

Ekipi i femrave U19 në ndeshjet për renditje në vendet 8-10, ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe është renditur e teta. Ndërkaq ekipi i djemve në ndeshjet për vendet 9-11 e  ka mundur Moldavinë me 3:2 dhe ka humbur nga Maqedonia e Veriut 2:3, duke përfunduar kështu e fundit në grup.

1ROMANIA
2BULGARIA
3MOLDOVA
4SERBIA
5BIH
6TURKEY
7KOSOVO
8ALBANIA
9MONTENEGRO
1ROMANIA
2BULGARIA
3TURKEY
4GREECE
5SERBIA
6BiH
7MONTENEGRO
8ALBANIA
9NORTH MACEDONIA
10MOLDOVA
11KOSOVO

Në konkurrencën individuale, Lene Osmani ka arritur ta kalojë grupin me fitoren ndaj Ana Kokoneshit të Shqipërisë, por është eliminuar me 4:2 në seta nga boshnjakja Subashiq, në xhiron e parë të fazës së eliminimeve. Një fitore në grup e ka shënuar edhe Taibe Ruli, por nuk ka qenë e mjaftueshme për ta kaluar grupin. Po ashtu Blend Hajdari ka arritur një fitore në grup, ndaj Klejdi Kalajas së Shqipërisë, por është eliminuar nga bullgari Dimitrov me 4:2 në seta. Në konkurrencën e çifteve të përziera, Ajola Behluli dhe Amant Sejdiu kanë kaluar në çerekfinale, por janë mundur nga çifti rumun Istrate/Nagy.

Në përgjithësi një paraqitje modeste e ekipeve tona, me ca shenja të ngritjes, por ende larg dëshirave për tu afruar te podiumi.

Go to TOP