Cena, i bronztë në Kupën Evropiane për U-21

Dardan Cena e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për grupmoshat deri në U-21, në Slloveni.

Cena në luftën për medalje e mposhti me ippon garuesin kazak Emir Zakirovin.

Në lidhje me luftën e tij, trajneri Driton Kuka theksoi se Cena ka nevoj ende për përmirësim.

“Dardani duhet ende të përmirësoj gabimet në kapje e Ne Waza për të vazhduar tutje në nivelin Elitar!”.

Kuka tregoi se xhudisti Muhamedin Veseli befasoi me paraqitje të mirë fitoi vendin e pestë dhe tregoi që ka të ardhme nëse vazhdon të punoj seriozisht.

Go to TOP