Celtic-u jashtë Ligës së Kampionëve

Celtic Glasgow është eliminuar nga klubi kazak, Kairat Almaty, në rundin e fundit kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Almaty triumfoi pas ekzekutimit të penaltive pasi dy ndeshjet kishin përfunduar baras, 0:0.

Në anën tjetër, Pafosi dhe Crvena Zvezda barazuan 1:1, por qipriotët vajtën në Ligën e Kampionëve pas fitores 1:2 në Beograd.

Sturm Grazi mundi Bodo/Glimtin 2:1, mirëpo norvegjezët shkuan tutje falë fitores 5:0 në ndeshjen e parë.


Go to TOP