Çeku takon kryetarin e Vushtrrisë, flasin për projekte kulturore e sportive

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Sipas njoftimit arsyeja e takimit ndërlidhet me projektet e përbashkëta që përfshijnë kulturën e sportin e këtij qyteti.

“Ndër të tjera është folur për stadiumin e palestrën e qytetit, e gjithashtu për projektet e trashëgimisë kulturore që janë në zhvillim e sipër”, njofton MKRS. /Kosova.info/

Go to TOP