Çeku: Raporti i kongresmenes amerikane Claudia Tenney i akuzon veprimet e Kurtit në Veri si agresion ndaj serbëve
Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka bërë të ditur se Kongresi Amerikan, përmes kongresmenes dhe përfaqësueses Claudia Tenney, ka përpiluar një raport ku veprimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në veri të vendit cilësohen si agresion ndaj popullatës serbe.
Sipas tij, raporti kërkon nga KFOR-i të ndërmarrë masa për mbrojtjen e serbëve në veri dhe apelon për veprime ndëshkuese ndaj Kurtit nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Ky dokument ende nuk është bërë publik në mediat kosovare, por përbën një zhvillim serioz, pasi për herë të parë në një dokument zyrtar të Kongresit Amerikan, Kosova cilësohet si agresore ndaj një pakice brenda territorit të saj”, ka shkruar ai. /Kosova.info/