Çekia me më së shumti raste me koronavirus qysh në mars

Republika Çeke raportoi të martën 7,591 raste të reja me koronavirus – shifra më e lartë ditore qysh në muajin mars.

Në ditën e njëjtë të javës së kaluar u raportuan 4,277 raste të reja.

Sipas Ministrisë çeke të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 32 viktima.

Në total, Çekia ka regjistruar mbi 1.7 milion raste të të infektuarve me koronavirus dhe 30,807 viktima.

Aktualisht, në spitale janë mbi 1,800 pacientë me koronavirus – 284 nga ta në kujdes intensiv.

Çekia ka rreth 10.7 milionë banorë. Mbi 6 milionë prej tyre janë plotësisht të vaksinuar.

Nga fundi i tetorit, ky vend ka nisur me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë veshjen e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura, përfshirë vendet e punës.

Go to TOP