Carrick pranë postit të trajnerit të përhershëm te Manchester United

Manchester United pritet ta emërojë Michael Carrick si trajner të përhershëm të skuadrës.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me rezultatet që Carrick ka arritur që prej marrjes së ekipit në janar, pas largimit të Ruben Amorim.

Dyzet e katër vjeçari ka fituar dhjetë nga pesëmbëdhjetë ndeshjet në të gjitha garat dhe ka humbur vetëm dy herë, duke e ngritur United nga vendi i shtatë në vendin e tretë në tabelën e Premier League.

Nën drejtimin e tij, Manchester United ka siguruar edhe kualifikimin në Champions League, pas dy sezonesh mungesë.

Raportohet se drejtori ekzekutiv Omar Berrada dhe drejtori sportiv Jason Wilcox do t’i rekomandojnë bashkëpronarit Jim Ratcliffe që Carrick të marrë zyrtarisht detyrën.

Carrick do të dalë para mediave të premten, para ndeshjes së fundit në shtëpi këtë sezon ndaj Nottingham Forest.


Go to TOP