Bytyqi: Qeveria Kurti “Qeveria e dështimeve”

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, Qeverinë Kurti e quan “Qeveria e dështimeve”.

Bytyqi, për Front Online ka deklaruar se e njëjta nuk ka pasur suksese dhe se ky vit për ta ka qenë i dominuar nga skandale, nga keqqeverisja e po ashtu edhe nga mos transparenca.

“Ka prodhuar tensione në vazhdimësi, ka vepruar më kryeneçësi duke mos i përfillur këshillat e aleatëve tanë. Nëse këto janë suksese për ta, atëherë mund të them që më sukses kanë arritur të shkatërrojnë shumëçka që është punuar për këtë vend. Qytetarët i ka lënë në mëshirë të fatit, luan me ndjenjat e administratë shtetërore përmes ligjeve gjysmake e kësisoj mund të them që kjo Qeveri ka dështuar plotësisht në qeverisjen e saj”, është shprehur Bytyqi, për Front Online.

E, s ai përket përmbushjes së objektivave Bytyqi, ka thënë se premtime ka pasur shumë, por punë nuk është bërë aspak.

“Premtime shumë e punë aspak. Demagogjinë e kanë punën kryesore që të japin fjalë boshe, t’i joshin qytetarët dhe në fund rezultate nuk ka aspak. Uroj që 2023 të jetë me të vërtet vit  i punës, i realizimit të premtimeve pasi qytetarët e vendit tonë janë duke u dëmtuar shumë nga ky mashtrim i pushtetit aktual”, ka deklaruar deputetja e AAK-së, për Front Online.

Kurse, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një konferencë për media duke folur qeverisjen Kurti, gjatë vitit 2022 ka deklaruar se ky vit ka qenë vit i rrezikimit të shtetit, dështimit ekonomik dhe varfërimit të qytetarëve.

Kryetari Krasniqi tha se viti që po e lëmë pas mund të përshkruhet me tre karakteristika: “Vit i stagnimit ekonomik përbrenda dhe inflacionit rekord; Vit i pasigurisë sociale për qytetarë dhe i ikjes së të rinjve; Një vit i dështuar politik për shtetin dhe izolimit nga jashtë”.

 “Zhvillimet e fundit, e dëshmojnë më mirë se çdo gjë tjetër, që Kosova është duke kaluar një prej momenteve më të brishta që prej se është shpallur shtet sovran, e pa asnjë dyshim, një moment të brishtë dhe të paprecedentë pothuajse që 23 vite pas çlirimit. Nuk është as e lehtë dhe as dëshirë e jona, që vitin 2022 të mos mund ta mbajmë mend për gjëra të mira, por, fatkeqësisht, kjo është “Kronikë e një dështimi të paralajmëruar” nga unë dhe PDK qysh me 22 mars të vitit 2021, kur ishte emëruar Qeveria Kurti II”, theksoi ai.

Go to TOP