Buzhala ironizon: Albini e saboton vetveten – Kandidat për Prishtinën, një “zorraxhi” nga Prizreni
Berat Buzhala ka reaguar me ironi pas zyrtarizimit të kandidaturës së Hajrulla Çekut për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje. Përmes një postimi në rrjete sociale, Buzhala ka kritikuar ashpër këtë vendim të Albin Kurtit duke e quajtur atë “vetësabotim të qëllimshëm”.
“Sa mendoj që Albini është i mençëm, mandej kur e shoh që po e saboton vetën me vetëdije, ndalem e them – jo bre, hajvan është,” shkruan Buzhala. Ai vazhdon ironinë duke theksuar se Kurti ka sjellë “një zorraxhi të Prizrenit, që e flet shqipen si gjuhë të dytë”, për të kandiduar për Prishtinën duke iu referuar kandidatit Hajrulla Çeku.
Buzhala përqesh edhe pritshmëritë e Vetëvendosjes duke thënë se “presin që kanë me u çu me entuziazëm me e votu Vranjevci, Mramori e të tjerë” për një kandidat që, sipas tij, nuk përfaqëson as qytetin e as ndjeshmëritë lokale të kryeqytetit.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Vetëvendosje synon të rifitojë Prishtinën pas humbjes në zgjedhjet e kaluara lokale, ndërsa përzgjedhja e kandidatit duket se ka ngjallur reagime të ndryshme në opinion. /Kosova.info/
