Burri rreh gruan në Prishtinë, kanos vëllain e saj dhe ia dëmton veturën – rasti “në procedurë të rregullt”

Një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, më pas e ka kanos me armë zjarri vëllain e saj dhe e ka shkrepur një fishek. Përveç kësaj edhe ia ka dëmtuar atij veturën me mjet të fortë.

Policia njofton se si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë me tre copë fishekë.

Pavarësisht kësaj situate, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, “rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE & DËMTIM APO ASGJASIM I PASURISË /Prishtinë  14.06.2022-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti si rezultat i dhunës në familje që kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar (vëllain  e bashkëshortes) duke e shkrepur një fishekë por pa pasoja ndërsa me një mjetë të fortë i ka  dëmtuar edhe veturën.  Si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë me  tre copë fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon ë procedurë të rregullte.

Go to TOP