Bulliqi viziton punimet në objektin e të moshuarve në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vizituar Qendrën rezidenciale për të moshuar për të përcjellë nga afër ecurinë e punimeve.

Bulliqi ka qenë i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Adelina Stublla.

“Me përfundimin e këtij objekti, të moshuarit e Komunës sonë do të kenë një vend ideal për qëndrim ditor, ku do kenë edhe kuzhinën popullore për ofrimin e shujtave ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike, etj”, ka shkruar Bulliqi në “Facebook”.

Tutje, ai ka shkruar se ky objekt me më shumë se 3 mijë metra katrorë financohet nga Komuna (530 mijë euro) dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” (2 milionë euro). /Kosova.info/


Go to TOP