Bruno Fernandes shpallet futbollisti më i mirë i sezonit në Premier League
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit në Premier League.
Mesfushori portugez ka qenë një nga figurat kryesore të Manchester United, duke barazuar rekordin e ligës me njëzet asistime gjatë sezonit. Përveç kësaj, ai ka realizuar edhe tetë gola, duke ndihmuar skuadrën të përfundojë në vendin e tretë dhe të sigurojë kualifikimin në Champions League.
Tridhjetë e një vjeçari ka triumfuar në garën për çmimin individual përballë një konkurrence të fortë. Në listën e kandidatëve kanë qenë edhe lojtarët e Arsenal, Gabriel Magalhaes, David Raya dhe Declan Rice, si dhe dy futbollistë të Manchester City, Erling Haaland dhe Antoine Semenyo. Në mesin e kandidatëve kanë qenë edhe Morgan Gibbs-White i Nottingham Forest dhe sulmuesi i Brentford, Igor Thiago.
Fernandes është dalluar si organizatori më i mirë i lojës në kampionat, duke krijuar plot 132 raste shënimi, më së shumti në ligë. Pas tij renditej mesfushori i Liverpool, Dominik Szoboszlai, me tetëdhjetë e nëntë raste të krijuara.
