Britania njofton për dërgesa të reja të armëve në Ukrainë

Britania do të rrisë furnizimet e saj të sistemeve të armëve për Ukrainën “në përgjigje të veprimeve të mëtejmeve të agresionit nga Rusia”, tha Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Deri më tani, Britania i ka dërguar Ukrainës 3,615 armë kundërtanke, dhe së shpejti do t’i dërgojë edhe një kontingjent të vogël me raketa kundërtanke Javelin, tha Wallace të mërkurën para ligjvënësve britanikë.

Wallace tha se dërgesa e re do të përfshirë 2,000 armë kundërtanke dhe municion, por shtoi se Britania do të vazhdojë të dërgojë në Ukrainë edhe furnizime të tjera.

“Së shpejti ne do të nisim dërgesën e një kontingjenti të vogël të raketave kundërtanke Javelin”, tha ai duke shtuar se të gjitha këto armë konsiderohen të jenë “sisteme mbrojtëse” dhe “janë të kalibruara që të mos e përshkallëzojnë situatën deri në një nivel strategjik”.

Britania po ashtu po e konsideron mundësinë që ta furnizojë Ukrainën ma raketa kundërajrore Starstreak, pasi Kievi ka bërë një kërkesë të tillë.

Go to TOP