Britania e Madhe vendos sanksionet më të forta kundër Rusisë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sapo ka njoftuar një sërë masash “për të ndaluar çdo person fizik ose juridik të Mbretërisë së Bashkuar të ndërmarrë transaksione financiare që përfshijnë bankën qendrore ruse, fondin e pasurisë  kombëtare  dhe ministrinë e financave të vendit”, shkruan The Guardian.

Konkretisht, këto masa synojnë:

-Të parandalojë Bankën Qendrore të Rusisë që të përdorë rezervat e saj valutore prej 630 miliardë dollarësh

– Të ndalojë bankat e përcaktuara nga aksesi i pagesave të sterlinës dhe kleringut përmes MB;

-Të forcojë ndjeshëm kufizimet tregtare kundër Rusisë;

Kancelari Rishi Sunak tha se masat “dëshmojnë vendosmërinë tonë për të aplikuar sanksione të rënda ekonomike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës”. Ai shtoi se masa do të imponojë “kostot më të larta për Rusinë dhe do ta ndërpresë atë nga sistemi financiar ndërkombëtar për sa kohë që ky konflikt të vazhdojë”.

Go to TOP