Breshëri shkakton dëme në kulturat bujqësore

Dëme të konsiderueshme ka shkaktuar shiu që u përcoll me breshër të martën. Fermerët thonë se dëmet nuk mund të riparohen shpejt, e njohës të bujqësisë presin që komunat të veprojnë më shpejt në përkrahje të fermerëve. Komunat po mbledhin të dhënat për dëmet.

Po punojnë për të larguar dredhëzat e prishura nga një hektar tokë sa kishte të mbjella me dredhëza. 60% të tyre ju kanë dëmtuar si pasoj e reshjeve të shiut, fermerit Mehdi Bresilla nga Lipjani.

“Ka dëme, kemi ndërprerje të punimeve në fushë për mbjelljen e pemëve dhe perimeve sidomos specit, edhe një javë s’mund të hy në ara. Pastaj te dredhëza kame dëme të mëdha, 60% e dredhëzës nuk mund të vilet. Kemi dëme në përgjithësi në të gjitha kulturat”, shprehet fermeri Mehdi Bresilla.

Që pasojat në bujqësi janë evidente sa here që ka reshje të mëdha e thotë edhe profesori Imer Rusinovci.

“Bujqësia është një sektor që duhet të mbështetën nga qeveria. Unioni evropian sot jep fonde të shumta për bujqësinë e njëri ndër to është fondi i fatkeqësive elementare siç janë reshjet, zjarret , vërshimet ku fermeri duhet të kompensohet”, shprehet Imer Rusinovci, profesor.

Por, për dëmet që u shkaktuan nga breshëri, Komunat ende nuk kanë ndonjë raport me të dhëna të sakta.

Reshjet e fundit në Kosovë kanë bërë që shumë rrugë, vendbanime  të mbulohen nga uji. E rrjedhimisht të këtë pasoja edhe në bujqësi.

Go to TOP