Bregu: S’justifikohet pse sot Kosova s’ka mundësi të udhëtojë lirshëm në Evropë

Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka thënë që nuk ka arsye se përse Kosovës t’i mohohet liberalizimi i vizave.

“Nuk gjej arsye aty ku nuk kam asnjë element me të cilin të justifikoj pse sot në vitin 2022, Kosova e cila është pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe për të cilën Bashkimi Evropian e ka përcaktuar si prioritet gjeostrategjik, të mos ketë mundësi të udhëtojë lirshëm në Evropë”, ka thënë Bregu në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova.

“Nuk ka arsye as në rritjen e numrit të azilkërkuesve dhe nuk ka arsye pse Kosova duhet të jetë ende peng dhe të mos ketë liberalizim të vizave”.

Go to TOP