Gjurmët pjesa e parë: Një ditë me zhurmë në qytezën pa dalje

Dr. sc. Fatmir Hoxha

Arben Fazliu

“Një qytezë pa zhurmë, edhe atëherë kur ishin bashkë dhe më shumë nuk kishte zhurmë, bënim jetë të mirë të gjitha komunitete pa dallim, por komuniteti kroatë ishte më shumë”,  thotë një qytetar i moshuar i cili u takua me ekipin e Muzeut Mobil në aktivitet kushtuar ditës ndërkombëtare të Muzeve. Janjeva, një qytezë e vjetër me civilizim të dokumentuar përmes burime historike, me një pozitë të veçantë gjeografike me trashëgimi materiale, por e mbetur anash nga institucionet. Banoret,  e njohin si qytezë që ka hyrje, e që nuk ka dalje, mirëpo kjo proverb qytetare rezultoi ndryshe për komunitetin Kroatë i cili ishte shumicë deri në vitet 90-ta,   kur represioni serb për shkak të luftës në Kroaci bëri presion mbi komunitetin dhe shpërnguli kroatëve për në Kroaci ndërsa  shqiptarët për në vendet euro-perëndimore. Autori Berat Luzha thekson ,,  pas vitit 1991, pas luftës në Kroaci, kroatët në Kosovë regjimi serb i identifikonte si popullsi armiqësore[1].

Gjatë aktiviteteve të zhvilluara nga Muzeu mobil, një program edukativ, i cili sjell më afër se kurrë publikut një copëz të trashëgimisë kulturore që ekspozohen në Muzeun e Kosovës, përmes një autobusi lëvizësh  të dizajnuar veçanërisht për këtë aktivitet vizitoi disa here këtë qytezë. Gjatë qëndrimit bashkëbiseduam me banorë të cilët lëviznin pak nëpër qendër të qytetit, të gjithë tregonin për historinë unike duke filluar nga bashkëjetesa e mire e deri te  përpunimi i zejeve  të vjetra nga komuniteti kroatë dikur, e i cili tani numëronte pak banor. Bazuar në kronologjinë historike qëllimi i këtij projekti ishte,  që komuniteti të njihen, të prekin nga afër një pjesë të rëndësishme të objekteve muzeore përmes zhvillimit të aktiviteteve edukative në shërbim të publikut me theks të rinjtë. Por, vizita në Janjevë reflektoi nevojën për hulumtime të veçanta bazuar në burimet e ofruara nga qytetaret dhe burimet historike të publikuara deri tani ku theks të veçantë do ti kushtohej komunitetit kroatë i cili kishte pjesën më të madhe të tregimeve nga banorët.   

Koha përgjatë realizimit të aktiviteteve shkonte shume shpejt, stafi profesional i Muzeut Mobil në secilin kënd të aktiviteteve dëgjonte tregime interesante për historinë e popullatës shumicë kroate nga pjesëmarrësit e rritur. Përfundimi i orarit të punës me aktivitete muzeore,  do të  thotë se duhet të zëvendësohet me një seri hulumtimesh nga trashëgimia kulturore fizike të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme, me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm, me theks nga kultura materiale, kultura shpirtërore si dhe trashëgiminë natyrore. Nga plani i analizuar, hulumtimi i titulluar Gjurmët do të filloj duke mbledhur burime që ende po i reziston kohës.


[1] https://www.epokaere.com/janjeva-qyteti-i-argjendit-qe-po-vdes/

Go to TOP