Borussia Dortmund merr fitoren e radhës, Haaland kthehet dhe shënon dy gola

Borussia Dortmund ka arritur të shënojë fitore në shtëpi ndaj Mainz me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 8-të në Bundesliga.

Milionerët e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në rastin e parë.

Marco Reus gjeti rrjetën në minutën e 3-të të ndeshjes për epërsinë e Borussia Dortmund.

https://twitter.com/BBarakai/status/1449370185983533057?s=20

Në pjesën e parë ishte vetëm edhe një rast i mirë me Thomas Meunier, por belgu nuk ishte i saktë.

Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 51-të, Borussia fitoi penallti,.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Erling Haaland i cili shënoi për 2-0.

Mainz u kthye në lojë në minutën e 87-të, me Jonathan Burkardt që shënoi për 2-1.

Por kjo ishte e gjitha se çfarë bën mysafirët, pasi që Haaland shënoi golin e dytë personal në minutën e katërt shtesë.

Dortmund me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 18 pikë, dy më shumë se Bayern Munich dhe Freiburg që kanë nga 16 pikë, me bavarezët me ndeshje më pak.

Go to TOP